Rreth nesh

Historiku
Kompania është themeluar nga Demir Cubi në vitin 1998. Që nga ajo kohë CUBI.AL ka qenë simbol shërbimit dinjitoz dhe cilësisë së lartë në sektorin e prodhimit të dyerve dhe dritareve plastike, duke përdorur teknologjitë më të avancuara europiane dhe në bashkëpunim me prodhuesit e profileve gjermane TROCAL.
Falë përkushtimit të stafit profesionist, ofrojmë shërbime për klientë të vegjël dhe të mëdhenj — shtëpi, pallate, hotele dhe resorte turistike.
Në vitin 2019 CUBI.AL fillon zyrtarisht bashkëpunimin me Profine Group / TROCAL në tregtimin e profileve PVC. Së fundmi jemi edhe prodhues dhe shitës aksesorësh për montimin e këtyre profileve.
CUBI.AL vijon çdo ditë misionin për të siguruar zgjidhje afatgjata për një jetë më të mirë.
Punishte & montim
Si punojmë çdo ditë.
Proces real nga punishte CUBI.AL.
